Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjesë e panairit të përvitshëm të Klik Ekspo Group këtë vit do të jetë edhe Kongresi Ballkanik mbi Mjedisin dhe Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Kongresi është një bashkëpunim mes Klik Ekspo Group si dhe shoqërisë civile, ndërsa synon të orientojë pushtetin vendor dhe atë qëndror në menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Klik Ekspo Group vijon t`i kushtojë një rëndësi të veçantë çështjeve sensitive në vendin tonë duke bashkëpunuar ngushtësisht edhe me shoqërinë civile.
Pjesë e panairit që do të ngre siparin më datën 23 nëntor në Pallatin e Koncerteve do të jetë edhe Kongresi Ballkanik mbi Mjedisin dhe Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.
Ideatori dhe ambientalisti Sazan Guri, vlerëson partnerietetin me Klik Ekspo Goup dhe spjegon emergjencën që ka Shqipëria për menaxhimin e mbetjeve.
Sazan Guri: Kliku njëherë është logjistika, është baza. Pa një logjistikë, tamam si në luftë, nuk shkon dot. Ne e shfrytëzuam këtë moment që Kliku na krijon bazën infastrukturore për tu mbledhur shkencëtarët e Europës, Ballkanit dhe të vendit dhe fryma pastaj është fryma e zgjidhjes, alternativës të dhënies së qeverisjeve të mëdha apo të vendit ku ka një kakafoni, të gjithë të ditur dhe asgjë nuk bëjnë. Ky është menaxhimi i mbetjeve shqiptare. Për herë të ka një kohezion shkencor.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ne-klik-ekspo-group-kongresi-ballkanik-mbi-menaxhimin-e-mbetjeve