Partia Socialiste zhvilloi pasditen e kësaj të enjte në sheshin "Skënderbej" mitingun e parë, për zgjedhjet e 18 qershorit, vetëm pak metra larg çadrës së protestës së opozitës.
Selia rozë ka vendosur kështu që të çelë fushatën, edhe pse jo zyrtarisht, përmes një takimi me të rinjtë e qarkut të Tiranës, të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare.
Në këtë miting morën pjesë kryeministri Edi Rama, koordinatori i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.