Report TV -Vau i Dejës/ Banorët e Malit të Jushit ankohen: Në janar kemi pasur vetëm një ditë ujë

Report TV 2020-01-29

Views 0

VAU DEJËS- 200 familje në fshatin Mal i Jushit të Bashkisë Vau i Dejës janë pa ujë të pijshëm prej më shumë se 3 javësh. Shkak është bërë dëmtimi i një pompe përmes të cilës ujësjellësi furnizon këtë fshat. Banorët thonë që pas ankesave të tyre i është thënë që pajisja e dëmtuar do porositet jashtë vendit, por ndërkohë kanë kaluar 3 javë dhe sërish ata vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Share This Video


Download

  
Report form