Report TV - Rama: PD ka fituar vetëm kur kemi qenë të ndarë,iku ajo kohë

Report TV 2017-07-05

Views 0

Partia Socialiste zhvilloi pasditen e kësaj të enjte në sheshin "Skënderbej" mitingun e parë, për zgjedhjet e 18 qershorit, vetëm pak metra larg çadrës së protestës së opozitës.

Selia rozë ka vendosur kështu që të çelë fushatën, edhe pse jo zyrtarisht, përmes një takimi me të rinjtë e qarkut të Tiranës, të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare.

Në këtë miting morën pjesë kryeministri Edi Rama, koordinatori i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, kryebashkiaku Erion Veliaj, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form