http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Shtetit ka nisur një kontroll masiv në të gjithë territorin për zbulimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.1 600 forca policie në 24 orët e fundit kanë ushtruar kontroll masiv të territorit.Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis.Bëhet e ditur se çdo Drejtori Vendore të Policisë është pajisur me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe atje ku nuk shkohet dot për shkak të terrenit.Kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.