Aksion për pastrimin e Parkut të Liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-12

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shumë se 170 vullnetarë të huaj e shqiptarë, pjesë e Korpusit të Paqes që vepron në vendin tonë, u angazhuan për te pastruar Parkun e Liqenit. Pjesë e këtij aksioni u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj deklaroi se kryeqyteti ka gjithmonë nevojë për akte të tilla vullnetarizmi.?I ftoj qytetarët e Tiranës të bëjnë më shumë punë vullnetare. Ndonjëherë ndihem pak keq kur ka më shumë të huaj që bëjnë punë vullnetare se sa ne shqiptarët. Për herë të parë pashë që vullnetarëve amerikanë iu ishin bashkuar edhe shumë të rinj të qytetit të Tiranës, për të kuptuar që vullnetarizmi nuk është një çështje e mirëqenies ekonomike, por është një çështje e gjendjes tënde shpirtërore, e gjendjes tënde mendore, si qytetar i mirë. Ndaj, më vjen mirë që për herë të parë pas kaq vitesh shikojmë një balancë midis vullnetarëve që janë të huaj, amerikanë dhe vullnetarëve tanë shqiptarë.?Kryebashkiaku tha se pastrimi i parkut eviton edhe rrezikon e renies se zjarreve.?Aksioni i sotëm ishte për të pastruar parkun nga shumë prej barishteve, ferrave dhe materialeve që marrin zjarr shpejt, që janë rrezik në këtë kohë, për të shpëtuar shumë nga pemët nga thatësira. Por stina do të ndryshojë, kështu që kur të afrojë stina e vjeshtës dhe e dimrit, që është koha perfekte për të mbjellë pemët, do të donim që të bënim organizime të tilla për fushata të mbjelljes?.Sipas Veliajt, këtë vit synohen te mbillen rreth 50 mije peme, jo vetëm ne Parkun e Tiranës, por edhe ne ate te Farkes dhe Kasharit.

Share This Video


Download

  
Report form