Policia aksion për ndërtimet pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një shtesë në katin e fundit të një pallati, në zonën e Selitës në Tiranë. Objekti nisi disa javë para zgjedhjeve dhe gati përfundoi megjithë protestat e banorëve. Nga bashkia e Tiranës nuk pati ndërhyrje, ndërsa sot ka policia e shtetit ka bllokuar shtesën. Aksioni për të prishur ndërtimet pa leje, është shtrirë në disa qytete të vendit. Ai është iniciuar nga Policia e Shtetit dhe synon identifikimin e ndërtimeve pa leje, pezullimin e punimeve në to si dhe nisjen e procedurave për ndjekjen penale të kompanive ndërtuese, që kanë shkelur ligjin. Janë marrë masa edhe ndaj zyrtarëve, që kanë pasur përgjegjësi direkte në lejimin e këtyre ndërtimeve. 8 janë shtetasit që po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, nën akuzën e kryerjes së ndërtimeve pa leje këto javë të fundit, kryesisht në Tiranë. Ndërsa në fshatin Zejmen të Lezhës, është proceduar ish-sekretari i Këshillit të Komunës për falsifikimin e dokumenteve të një toke. Në Bashkinë e Fierit është kallëzuar, kryeinspektori i Ndërtimores. Në Lukovë të Sarandës, janë paditur punonjësit e administratës, për një ndërtim pa leje në fshatin Piqerës. Në faqen online, stop rrënimit.com, e krijuar nga PS-ja për të bërë publike ndërtimet pa leje, numri i denoncimeve është 865 objekte. Ndërkohë, të denoncuar në prokurori në gjithë vendin janë 233 ndërtime pa leje. Por vetëm 10 % e tyre janë kallëzime nga inspektoriatet, pasi zëri më I fortë denoncuar janë vetë qytetarët.

Share This Video


Download

  
Report form