Shalsi: Ndërtimet pa leje t'i luftojë policia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka hedhur idenë që sfida e kontrollit të territorit mund të luftohet vetëm nga policia dhe jo inspektoriatet vendore apo qendrorë që janë tani. Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese i ka propozuar ministrisë së zhvillimit urban dhe turizmit që të shkrijë inspektoriatet pasi historiku i tyre tregon se nuk mund të përballojnë dot luftën ndaj kontrollit të territorit. Eduard Shalsi tha se gjithë këto vite Shqipëria nuk ka njohur ndalje të ndërtimeve pa leje. Propozimi iu bë pasi vetë ministria ka sjellë për shqyrtim një ligj të ri i cili synon të rivendosë kontrollin e territorit dhe zhvillimin e zonave urbane. nëse propozimi i deputetit Shalsi do të merret parasysh kjo do të vendoset në seancën tjetër. vetë ministrja Gjermeni ka pranuar situatën kaotike që ka vendi me ndërtimet pa leje, dhe tha se për këtë ligji i ri rrit masat ndëshkuese për ata që shkelin lejen e dhënë. Ndryshe nga Shqipëria shumë vende të tjera përreth nesh japin dënime në heqjen e licencës së firmës që devijon lejen e ndërtimit, apo edhe deri në sekuestro të godinës.

Share This Video


Download

  
Report form