Shkarkohet Zef Hila / Rama: Do ndiqet edhe penalisht - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-07-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shkarkohet nga detyra kreu I bashkisë së Vaut të Dejës.Vendimi për Zef Hilen është firmosur nga kryeministri Rama me propozim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.Shkarkimi I kryebashkiakut është arsyetuar me shkelje të rënda, të cilat lidhen me ngjarjet e rënda të së enjtes në mbrëmje ku Hila bashkë me bashkëpunetore e familje të tij akuzohen se I vunë flakën vendit ku ishin vendosur materialet zgjedhore në KZAZ e Vaut të Dejës, e vendosur në zonën e Bushatit, ngjarje ku më pas u plagosen 3 policë.Këtë vendim, Rama e ka pasuar edhe me një status në twitter ku shkruan se mes të tjerash ai do të ndiqet edhe penalisht për aktin barbar të djegies së shkollës dhe materialeve zgjedhore ne Vaun e Dejës.Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë

Share This Video


Download

  
Report form