Samiti ekonomik në Beograd, merr pjese edhe Rama - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministrat e vendeve të Europës Juglindore dhe Qendrore, si dhe ai i Kinës mbërrijnë sot në Beograd, për të marrë pjesë në samitin dy ditor të 16 dhe 17 dhjetorit. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama do të jetë i pranishëm në këtë forum të rëndësishëm ekonomik, duke shënuar vizitën e tij të dytë në Serbi në pak më shumë se një muaj. Kryeqyteti serb Beogradi është blinduar me forca të shumta policie, të cilët po ndërmarrin masa të rrepta sigurie.Më shumë se 10 mijë agjentë janë angazhuar për mbarëvajtjen e këtij takimi. Mediat serbe raportojnë se ndër këto masa është edhe krijimi i një njësie speciale të quajtur ?Anti-dron?. Një helikopter do të patrullojë gjatë gjithë kohës në hapësirën ajrore të Beogradit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, shkruan ?Kurir?.Samiti i tretë mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore mbahet nën moton ?Motor i ri, fuqi e re, platformë e re?. Takimi, që nis të martën pasdite, do të drejtohet nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe ai kinez Li Keqiang. Në mbyllje të tij, Vuçiç dhe Keqiang do të mbajnë edhe një konferencë për mediat. Mbi një mijë e 100 gazetarë nga vende të ndryshme do të ndjekin punimet e këtij forumi të lartë.

Share This Video


Download

  
Report form