http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri nuk lë asnjë hapësirë dyshimi për datën e zgjedhjeve. Në komunikimin javor te kësaj te diele, Edi Rama e beri te qarte se më 18 qershor partitë politike do të dalin përballë sovranit dhe se kjo date është përcaktuar nga Kushtetuta. Shefi i qeverise la te kuptohet se ne zgjedhje, mund te shkohet edhe pa PD. ?Së pari, kjo qeveri ka detyre themelore të përfaqësojë shumicën dhe nuk e prish dot kontratën që kemi nënshkruar me ta. Ndaj deri më 18 qershor ne e kemi këtë kontratë me vullnetin popullor apo shumicën, e sado ta kërkojë opozita ne do të punojmë deri në ditën e fundit të kësaj kontrate. Së dyti nuk e vendos qeveria datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta, ndërsa ne partitë do të përballemi me sovranin dhe popullin duke heshtur?. Pavarësisht kërkesës per qeveri teknike dhe ultimatumeve qe vijnë nga çadra e protestës, lideri i qeverise u shpreh i bindur se opozita nuk ka asnjë rruge tjetër, përveçse te hyje ne zgjedhje. ?Jam i bindur se PD do hyjë në zgjedhje, ashtu si besoj se PD do vijë në Parlament për vetingun, sepse nuk e di se si do të jetë në fushatë me frikën ndaj vetingut?. Por Edi Rama e ka lënë serish te hapur mundësinë e dialogut me Patine Demokratike. Sipas kryeministrit, qeveria është gati të plotësojë çdo kërkesë per kodin zgjedhor, mjafton që të mos cenohen rekomandimet e OSBE-ODHIR. ?PD lëshon ultimatum dhe se po s?u zbatuan, ata do të bëjë luftë. Unë nuk jam këtu të flas me gjuhën vulgare të paraardhësit tim. Unë jam gati për dialog që PD të ndihet sa më e realizuar në zgjedhje. Jam gati për të garantuar lirinë e zgjedhjeve dhe ata le të vijnë të flasin?. Per Ramën, kjo nuk është kriza e Shqipërisë, por kriza e një opozite që i frikësohet reformave, veçanërisht zbatimit te asaj ne drejtësi.