“Rama të ndiqet penalisht” Aktorët të vendosur: S’do lejojmë shembjen e teatrit

Report TV 2018-05-12

Views 0

?Ta vëmë me shpatulla pas muri dhe ky duhet ndjekur penalisht, të shkojë në Gjykatë si i pari kryeministër që thyen ligjin. Pra, ose do shkojmë në Europë me ligje ose ne, po i gris këto faqe që i kemi kopjuar nga kushtetuta dhe themi ?voila? (Ja shiko). Hajde kryeministër, bëj çfarë të duash.

Ti tani je jo kryeministër, por ... (artistët nga mbrapa: Skënderbeu) Skënderbeu?. Kjo ishte thirrja e Rudi Satës, kryetar i Sindikatës së Artistëve dhe Punonjësve të TKOBAP, gjatë dëgjesës me artistë dhe qytetarë për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Artistët janë mbledhur edhe këtë të hënë në ambientet e jashtme mes Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Ndërkohë që regjisori Bujar Kapexhiu i ka kërkuar miqësisht kryeministri Rama që të tërhiqet. ?Po i drejtohem si piktor, si artist jo si kryeministër. Jo do të shembet, por germën s. S?do të shembet. Prandaj le ta thotë, një tërheqje është mençuri, një tërheqje është zemërgjerësi nuk është dobësi?, tha Bujar Kapexhiu.

Share This Video


Download

  
Report form