http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata per shtyp e gazetarit Jetmir Olldashi është transmetuar edhe ne selinë e Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, deklaroi se kjo është e vërteta dhe jo deklaratat e kryeministrit Edi Rama e ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj.
?Rama dhe dje gënjeu duke pretenduar se ia ka bere ne Surrel ekspertizën, kur gazetaret i kërkuan ku e ka bere ekspertizën heshti dhe i beri bisht përgjigjes, Edi Rama është pjese e këtij skenari e komploti për te mbuluar veprat kriminale.?
Sipas Bashes lideri i mazhorances Rama e ministri Xhafaj janë përgjegjës para ligjit për moskallëzim krimi.
?Xhafaj dhe Rama janë te dyshuar per veprën penale te mbulimit te veprimtarisë kriminale te Agron Xhafajt, per antimafian dhe falsifikimin e dokumenteve.?
Ne kete sfond lideri i opozitës Basha u ka bere thirrje qytetareve te protestojnë javën e ardhshme per ndarjen e krimit nga politikA.
Me herët Basha zhvilloi nje takim me kryetaret e degëve te PD per organizimin e protestës, e cila do te zhvillohet ne 26 maj ne orën 11.00