http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me të rinjtë e Durrësit, ku deklaroi se me 18 shkurt nis rruga për zgjedhje të lira, për ndryshimin e madh, për kalimin e pushtetit tek qytetarët.
Në fjalën e tij, Basha tha se ?Partia Demokratike është e gatshme të marrë peshën për të larguar Durrësin, durrsakët dhe shqiptarët nga buza e greminës ku i ka sjellë ?Rilindja?. Por që të ndodhë kjo, duhet që durrsakët e shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lire, e të pa kërcënuar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është apeli me të cilin shqiptarët bashkohen në 18 shkurt?.
Me tej, Basha u shpreh se ?Në këtë mënyrë, fati i çdo qytetari do të përcaktohet nga vetë ata, sepse me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët do të zgjedhin ndryshimin, do të zgjedhin një qeveri që qeveris për qytetarët?.
?Ndryshimi vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rinia është gati për të garantuar që zëri i atyre që sot nuk dëgjohen, të kumbojë më 18 shkurt zëri i shumicës dërrmuese të shqiptarëve?, theksoi Basha.