Shqipëria 10 vite në NATO - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nderit të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, është shprehur se do të mbeshtesë çdo nismë e projekt që i shërben forcimit të Aleancës.Meta ka çmuar anëtarësimin e vendit tonë në NATO si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë.?Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vite më parë përbën një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Në këtë përvjetor historik, dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë ndaj të gjitha vendeve aleate dhe mike, të cilat e mbështetën me shumë besim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kontribuan në mënyrë të gjithanshme për modernizimin e Forcave tona të Armatosura. Një falënderim të veçantë sot e kam për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.?.Presidenti deklaroi se Shqipëria ka marrë angazhimin për modernizimin e reformimin e FA-ve. Si president i Republikës do mbështes çdo nismë, çdo projekt që i shërben forcimit të kohezionit të Aleancës. Gjithahstu ai është shprehur se rritja e buxhetit do mbetet përparësi.?Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, emigracionit të paligjshëm dhe sulmeve kibernetike janë kërcënimet reja, të cilat kërkojnë bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve tona. Shqipëria është e angazhuar që NATO-ja të forcohet më tej si në aspektin politik strategjik, ashtu edhe në atë atë ushtarak. Ndërkohë që jemi të gatshëm të ndajmë me Aleancën çdo përgjegjësi që do të na kërkohet edhe në të ardhmen. Të mos harrojmë se kontributi më madhor dhe i pazëvendësueshëm që Shqipëria mund dhe duhet të japë, është pikërisht si faktor i qëndrueshëm stabilizimi, bashkëpunimi dhe integrimi në rajonin tonë, përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme.?

Share This Video


Download

  
Report form