Shqipëria e para në grupin e “ të mëdhenjve” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mori kryesimin e Grupit G me pike te plota pas fitores edhe ne Vaduz ndaj Lihtenshteinit me rezultatin 2-0. Një loje jo nga me te mirat e kuqezinjve qe ne vinin ne këtë ndeshje me nje tjetër formacion me emra te rinj, gjithsesi një përballje ku u krijuan rastet dhe nje interpretim i mire nga ata. Skuadra e De Biasit shënoi nga nje gol per secilën pjese. Fillimisht shifrat u zhbllokuan qe ne minutën e 12 per merite te Jahmir Hykes, por edhe te portierit kundërshtar Jehle. Goli i nokautit erdhi ne minutën e 71 me Bekim Balaj, një gol mjaft i rëndësishëm per shkodranin për vazhdimësinë. Takimin e radhës, Shqipëria e ka ditën e diele kundër Spanjës. Ne fakt ishin iberikët qe i bene nje shërbim kuqezinjve per vendin e pare, teksa barazuan ne fushën e vështire te Italisë ne sfidën me te rëndësishme te mbrëmjes me rezultatin 1-1. Te dy golat u shënuan ne pjesën e dyte. Fillimisht ishte skuadra e Lopetegui qe kaloi ne avantazh ne minutën e 55, ndërsa vendasit barazuan me De Rosin nga pika e bardhe e penalltisë 8 minuta nga fundi. Ne takimin e fundit te grupit, Izraeli rrëmbeu fitoren e pare teksa fitoi ne Shkup ndaj Maqedonisë 2-1. Miqtë shënuan dy gola ne pjesën e pare me Hemed dhe Benhaim përpara se Maqedonia te ngushtonte rezultatin me Nesterovski ne minutën e 63. Te zotet e shtëpisë kishin mundësinë e barazimit te rezultatit ne minutën e 5 te shtesës, por Jahoviç, nuk u tregua i sakte nga pika e bardhe e penalltisë.

Share This Video


Download

  
Report form