Nis gjyqi për grupin e parë të Lazaratit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 24

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I ashtuquajturi ?grupi i zjarrit? qe sulmoi afro nje vit me pare forcat e policisë ne Lazarat ka dale përpara gjykatës. Pas afro nje vit hetime ketë te mërkure ka nisur procesi i gjykimit. Ne kafazin e hekurt ishin Gate Mahmutaj, bashke me te birin Vandami, Arbjon Aliko dhe 5 të pandehur të tjerë. Ne salle mungonin dy prej te pandehurve te arrestuar, ndërsa 6 te tjerë janë ende ne kërkim. 16 persona akuzohen për ngritjen e grupit te strukturuar kriminal. Ndaj tyre rendojnë akuzat te renda si armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë dhe kultivim e shitje te lendeve narkotike. Mungesa e avokateve Neshat Fana dhe Agim Tirane qe mbrojnë dy nga te pandehurit e beri te pamundur vazhdimin e gjykimit. Ne këto kushte gjykata ka shtyre seancën per ne 22 korrik, ndërsa ka vendosur gjithashtu qe ky proces te zhvillohet te mërkurën e çdo jave. Te pandehurit u arrestuan ne qershorin e vitit të kaluar, ne kohen kur Policia e Shtetit ndërmori aksionin për te thyer mitin e Lazaratit, i cili për vitesh kultivonte lende narkotike i patrazuar nga askush. Operacioni i policisë hasi ne rezistencën e banoreve. Gate Mahmutaj e disa bashkëpunëtore te tij u dorëzuan tek forcat speciale. Policia sekuestroi ne Lazarat sasi te mëdha lendesh narkotike, arme dhe municione luftarake.

Share This Video


Download

  
Report form