Nis gjyqi i xhihadistëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me kuran ne dore dhe me përshëndetjen islame ?Selam Alejkum ? kane hyre ne sallën e Krimeve te Renda 7 nga tete besimtaret mysliman te akuzuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda për rekrutime të shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në frontin e luftës së ISIS. Kjo ishte seanca e pare ku te akuzuarit janë përballur me gjyqtaret, por ndryshe nga rregullat e një procesi asnjeri prej tyre nuk ka pranuar te ngrihet ne këmbë, ne momentin kur trupi gjykues ka hyre ne salle. Madje te njëjtin veprim, ata kane bere edhe ne momentin kur gjyqtarja Liliana Baku, i ka lexuar emrat e gjithsecilit për te verifikuar praninë e tyre ne salle. Ne këto kushte gjyqtarja u ka kërkuar qe te paktën te ngrinin dorën. Por përveçse nuk kane pranuar te ngrihen, pese nga te pandehurit nuk kane pranuar te mbrohen me avokate, me pretendimin se Zoti, Allahu, është mbrojtësi me i mire. Mbrojtjes kane pranuar vetëm tre te akuzuar Orion Reçi, Astrit Tola dhe Verdi Morava te cilët kërkuan kohe për tu njohur me materialet hetimore. Seanca pati interesimin e shume përkrahësve te te akuzuarve te cilët kishin mbushur ambientet e gjykatës disa ore para nisjes se procesit. Te akuzuarit ndodhen te arrestuar qe prej nje viti. Mes tyre janë edhe dy imamë të vetëshpallur, ai i xhamisë së Mëzezit Bujar Hysa dhe Imami i xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla. Nën akuzë për thirrje për veprime ekstremiste e nxitje të urrejtjes fetare, si dhe per rekrutimin e xhihadistëve, janë edhe Verdi Morava, Fadil Muslimani, Zeqir Imeri, Astrit Tola dhe Orion Reçi. Ndërkohë, 30-vjeçari Gerti Pashja, i akuzuar si një nga organizatorët e rekrutimit, u arrestua në 15 prill në Rinas teksa kthehej nga Turqia.

Share This Video


Download

  
Report form