Nafta, Shqipëria e 9-ta në Europë për çmim të shtrenjtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse nder vendet me te varfra te kontinentit, Shqipëria rezulton mes shteteve me çmimin me te larte te karburanteve ne Europe. Faqja ne internet, e cila publikon ne mënyre te përditësuar çmimet e naftës dhe benzinës ne shtetet europiane, Fuel Prices, e rendit Shqipërinë ne vendin e nëntë persa i përket sasisë se parave, qe qytetaret paguajnë per nje litër karburant. Nje litër nafte ne Shqipëri kushton mesatarisht 184 leke, ndërsa nje liter benzine 185 leke, ose e konvertuar ne monedhën europiane 1,3 euro. Shqipëria le pas te gjitha vendet e rajonit persa i përket çmimit te karburantit. Kjo liste tregon se vendi me çmimin me te shtrenjte është Mbretëria e Bashkuar, me 1,5 dhe 1,6 euro respektivisht per naftën dhe benzinën. Pas saj renditen Izraeli, Norvegjia, Italia, Zvicra, Malta, Islanda dhe Danimarka. Kosova renditet ne vendin e 27 me nje çmim prej 1,1 eurosh. Maqedonia rezulton me çmimin me te ulet ne rajon me 0,8 euro. Ndonëse ne bursat ndërkombëtare, çmimi i naftës me pakice ka pësuar rënie, kjo nuk reflektohet prej kohesh ne tregun Shqiptar. Perkundrazi: ai është rritur muaj pas muaji duke shënuar nivele rekord qe bëhen edhe me problematike ne raport me te ardhurat e pakta te mijëra familjeve.

Share This Video


Download

  
Report form