http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia greke ka neutralizuar një grup ndërkombëtar të lëndëve narkotike, shumica e të cilëve shqiptar, me bazë në zonën Afidnes në veri të Athinës. Gjatë operacionit, uniformat blu kanë zbuluar një magazinë me më shumë se 1 ton hashash, sasi kjo e sekuestruar. Policia arrestoi dhe trafikantet, gjashtë shqiptarë dhe një grek, ndërsa priten dhe ndalime të tjera. Sipas mediave greke, droga e sekuestruar vinte nga Shqipëria, paketohej në Greqi dhe kishte si destinacion final vendet e Evropës Veriore. Sipas policisë, shtetasi grek i ndaluar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është një prej baronëve grek të drogës që ka një rrjet të konsoliduar në të gjithë Evropën. Por policia greke, nuk ka preferuar të zbulojë identitetin e tij, pasi ky informacion mund të cenojë operacionet dhe hetimet në zhvillim e sipër.