Shqipëria, 6 vjet në NATO - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej 6 vitesh Shqipëria është anëtare me te drejta te plota ne Aleancën e Atlantikut Verior. Ftesa e anëtarësimit erdhi ne Samitin e Bukureshtit ne vitin 2008, pas përpjekjeve disa vjeçare, kur vendi i ishte bashkuar Këshillit te Bashkëpunimit te Aleancës dhe kishte hyre ne programin e partneritetit per paqe. Ne 7 prill te 2009-es për here te pare flamuri shqiptar u ngrit përkrah 27 flamujve te tjerë te vendeve anëtare ne selinë e NATO-s ne Bruksel. Shqipëria u be pjese e punimeve te samitit jubile, te zhvilluar ne Strasburg e Keln, ne 60 vjetorin e krijimit te organizatës, ku presidenti Obama i dorëzoi presidentit te atëhershëm Topi, dokumentin e anëtarësimit. E vlerësuar si faktor stabiliteti nder vite ne rajonin e Ballkanit, tashme me nje rol vendimmarrës Shqipëria renditet përkrah partnereve te saj ne përballimin e sfidave te sigurisë globale. Me misionet e saj ushtarake ajo është rreshtuar ne mbrojtje te paqes dhe lirisë ne Irak e Afganistan, c?ka u vlerësua edhe ne samitin e Çikagos ne majin e vitit 2012. Lufta kundër terrorizmit e veçanërisht Shtetit islamik, ku Shqipëria është pjese e koalicionit ndërkombëtar te udhëhequr nga SHBA është sot sfida kryesore per Aleancën. Vendi yne, i kërcënuar jo me pak se çdo vend tjeter i aleancës iu përgjigj thirrjes per te kontribuar me armatime dhe municione per qeverinë e Irakut, kurdët e peshmergat qe luftojnë me militantet. Kjo sfide u adresua edhe ne samitin e Wellsit shtatorin e kaluar, se bashku me shqetësimin per krizën ne Ukraine. Reformat ne fushën e Mbrojtjes vazhdojnë dhe transformimi i Forcave te Armatosura është sot objektivi kryesor i Ministrisë se Mbrojtjes. Ushtria shqiptare është angazhuar te reduktoje depot e municioneve dhe te demontoje sasi te mëdha te tyre. Modernizimi i ushtrisë shqiptare, zëvendësimi i armatimeve te vjetra me ato te standardeve te NATO-s, rritja e profesionalizmit ne radhet e saj, por edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe logjistikes do ta përmirësonin imazhin e Shqipërisë ne bote, si partnere e barabarte per përballimin e çdo kërcënimi per vendet e Aleancës.

Share This Video


Download

  
Report form