Festohet pavarësia në Vlorë, Shqipëria 101 vjet shtet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festohet sot në të gjithë vendin 101-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Aktivitetet kryesore janë përqendruar në Vlorë, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Për të marrë pjesë në festimet e kësaj ngjarje në Vlorë kanë mbërritur mijëra njerëz nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga vise ku banojnë shqiptarë jashtë kufirit. Ceremonive të programuara për këtë ngjarje, i janë bashkuar presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe mjaft personalitete të jetës politike dhe publike në vend, Kosovë, etj. Pas ngritjes simbolike të flamurit nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, në sheshin e Flamurit, shefi iI qeverisë shqiptare Edi Rama mbajti një fjalim ku theksoi angazhimin për ta çuar shtetin shqiptar përpara. Në këto moment, kryeministri do të mbajë një fjalë para Teatrit "Petro Marko" ku do të bëhet prezantimi i Projektit "Lungo Mare", si dhe shpallja e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës. Vlora do të ketë sot një sërë aktivitetesh dhe koncertesh festive, ndërkohë që do të jetë i hapur Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Skelë. Festa do të vazhdojë në tetarin "Petro Marko", në Pallatin e Sportit me kampionatin e arteve marciale, dhe më pas do të jenë aktivitetet për natën e bardhë e cila do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit.

Share This Video


Download

  
Report form