25 urdhër arreste, pranga biznesmenëve që mashtruan me TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 13 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për evazion fiskal me vlerë 18 miliardë lekë.Për të njëjtjën akuzë, 12 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe operacioni vijon.Hetimet e organit të akuzës zbuluan se këta persona prej tre vitesh në bashkpunim me njëri tjetrin kanë krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas kanë lëshuar fatura tatimore.Në listën e të këkruerve janë edhe disa biznesmenë të njohur. Por për këta të fundit hetimet janë ende të hapura. Dyshohet se kjo skemë mashtrimi është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.Drejtoria e Hetimit Tatimor e Tiranës konstatoi e para skemën në tre subjekte, duke iu drejtuar më pas Prokurorisë për hetim më të thelluar.

Share This Video


Download

  
Report form