Urdhër reciprocitet me Greqinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë Shqipëria vendos marrëdhënie reciprociteti me Greqinë të paktën formalisht. Pala shqiptare ka vendosur që të përdorë të njëjtat praktika si ajo greke për pranimin e shtetasve grekë në territorin shqiptar. Drejtorët e kufirit në Kakavijë dhe Kapshticë Admir Abrija dhe Ylbyr Zyberi kanë njoftuar edhe palën greke për situatën. Ata kanë urdhëruar që me shtetasit greke tu përdoren të njëjtat praktika si me ata shqiptarë në kufi, pra që një shtetas grek të hyjë në territorin shqiptar duhet të ketë një ftesë, të justifikojë vizitën në Shqipëri dhe të ketë një shume të hollash deri në 1500 euro me vete. Paraditen e kësaj të mërkure në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës më shumë se 400 udhëtarë shqiptarë nuk janë lejuar të kalojnë kufirin . Ata tregojnë justifikimet e palës greke për bllokimin e kalimit. Situata në pikat e kalimit kufitar me Greqinë u krijua pas ngjarjes në Përmet ku përmbarimi nxori nga ambientet e Pallatit të Kulturës që ishte përdorur nga kleri si kishë objektet fetare. Ministria e Jashtme greke reagoi duke dënuar vendimin, ndërsa pala shqiptare e konsideroi këtë deklarate si ndërhyrje ne punët e Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form