Shtëpi stok që paguajnë TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse jeni ndërtues dhe keni 100 apartamente por keni shitur vetëm 5, gjithsesi taksa e tatim fitimit do te paguhet edhe për 95 shtëpitë qe kane mbetur stok. Kjo shpjegohet me faktin se kur firma qe ka ndërtuar pallatin shkon te beje hipotekimin, jep paratë e kësaj takse për te gjitha apartamentet. Por rënia e shitjeve ne këtë treg dhe ulja e fitimeve ka bere për shumë kompani ka detyruar së fundi që ndërtuesit t'i kërkojnë ekzekutivit që të rishikojë edhe njëherë ligjin për procedurat tatimore, në mënyrë që pagesa e kësaj takse të bëhet në kohën që ata shesin banesën. Luan Bregasi, shprehet se situata në këtë treg është mjaft e vështirë, aq sa ka dhënë goditje edhe në degë të tjera të ekonomisë që lidhen me këtë sektor. Rënia e shitjeve të apartamenteve ka ndikuar edhe në uljen e çmimeve të banesave. Vetëm te regjistruara ne shoqate rezultojnë 500 apartamente te pa shitura ne gjithë vendin. Bllokimi i kreditimit por edhe vonesat në likuidimin e punëve të kryera për qeverinë kanë bërë që firmat e ndërtimit të përjetojnë një situatë financiare të vështirë.

Share This Video


Download

  
Report form