Panariti: Hiqet TVSH-ja për prodhuesit shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë të gjithë prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, të cilët blejnë produkte bujqësore te fermerët tanë nuk janë më të detyruar që të paguajnë taksën e TVSH-së edhe për llogari të tyre. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një takim që pati me përfaqësues të biznesit u tha atyre se tashmë ata do të pagujanë TVSH-në për vlerën e mallit me të cilën e shesin. më parë tvsh-ja paguhej edhe për vlerën që blihej. Që prej 28 gushtit kanë hyrë në fuqi nenet e ligjit të ri të TVSH-së, të cilat lidhen me taksat në bujqësi, dhe synohet lehtësimi i kostove të produkteve vendase duke i bërë ato më konkurruese përballë prodhimeve që vijnë nga rajoni. përveç uljes së çmimeve të produkteve shqiptare ligji i ri detyron çdo tregtar që të mbajë faturë në momentin që ble mallin,duke i dhënë fund edhe informalitetit që ekziston në këtë sektor.

Share This Video


Download

  
Report form