Hiqet TVSH-ja për disa biznese - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet për një kategori të bizneseve që vuajnë krizën ekonomike, si dhe përjashtimi nga pagesa e këtij detyrimi, për importin e çimentos dhe hekurit për ndërtuesit e HEC-eve, ka shkaktuar debate në komisionin parlamentar te Ekonomisë. Opozita ka akuzuar qeverinë, se është duke kopjuar programin politik të partisë socialiste, dhe këto lehtësira po i bën tani, 4 muaj para zgjedhjeve. Opozita refuzoi të votonte këtë ligj, nëse nuk përfshihen edhe një pjesë tjetër e bizneseve, qe vuajnë krizën. Nga ana tjetër opozita akuzoi qeverinë, se po favorizon në këtë mënyrë vetëm biznesin e madh, dhe shembulli tipik është kategoria e ndërtuesve te hidrocentraleve. Ligji për ndryshimin e TVSH-së, u votua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë në votim për shkak të diferencimeve që ligji bën. Nga kjo nisme përfitojnë kategoria e fasonëve dhe agrobujqësisë, të cilët nuk paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar, nëse importojnë pajisje dhe makineri për biznesin e tyre, njëkohësisht me këto lehtësira investitorëve të HEC-eve u shtohet edhe verimi i TVSh-së, për çimenton dhe hekurin.

Removal of VAT on machinery and equipment for a category of businesses that suffer economic crisis, as well as exemption from payment of this duty on the import of cement and iron for hydropower builders, has sparked debate in the Parliamentary Commission of Economy. The opposition has accused the government, that is by copying the political agenda of the socialist party, and these facilities are doing now, 4 months before the election. The opposition refused to vote for this law, if it does not include another part of businesses that suffer the crisis. On the other hand the opposition accused the government of favoring in this way only big business, and a typical example is the category of builders of hydropower. Law Amending the VAT was passed only with the votes of the majority, because the opposition refused to take part in the vote because of the differences that the law does. From this initiative benefit apparel category and agrobujqësisë, who do not pay value added tax, if import equipment and machinery for their business, along with these facilities investors HPP was added cabin of VAT, for cement and iron.

Share This Video


Download

  
Report form