Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e "Astirit" kanë përshkallëzuar reagimin e tyre për kundër prishjes së banesave, që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Një përfaqësi e banorëve i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të dorëzuar padinë, por sot kjo gjë është e pamundur, pasi në Prokurori nuk ka prokurorë të gatshëm për të marrë kallëzimin.
"Jemi i drejtuar Prokurorisë për disa fakte. Fakti i parë është që sipas disa personave që kanë ardhur para 10 ditësh në Unazën e Re që kanë bërë disa matje dhe kanë vënë disa kryqe. Ata i kanë thënë personave që pas 10 ditësh duhet të dilni nga shtëpia sepse do zgjerohet rruga, dmth që do prishen banesat. Sot që është ditë e dielë është afati i fundit dhe ne banorët e Unazës së Re jemi alarmuar sepse jemi në afatet ligjore sipas supozimeve të zotërinjve. Ne nuk i njohim këta zotërinj. Ne kemi ardhur të bëjmë kallëzim penal për këta persona, për të gjitha institucionet duke filluar që nga ARRSH, bashki etj., për të bërë transparencën e projektit, për të bërë transparencën e disa vendimmarjeve të fundit. Një vendimmarje është që kanë prerë dritat dhe pemët. Ku e kanë të bazuar këta zotërinj prerjen e dritave dhe pemëve?! Ne jemi taksapagues të Tiranës, si mund ti presin dritat dhe pemët? A mos është kjo një lloj presioni? I bëj thirrje edhe prokurores së Tiranës, Elisabeta Ymeraj që të na dërgojë një prokuror që ne të japim denoncimin, edhe për të qetësuar edhe situatën, sepse atje janë 900 familje që janë të alarmuar. Ne jemi të vendosur për të qëndruar derisa të vijë prokurori.
Ne kemi pretenduar se qeveria do tërhiqet, do dalë në deklaratë apo do futet në proces negocimi ligjor. Duke parë që ekzekutivi nuk ka funksionuar ne kemi marrë vendimin që të shkojmë në organet e drejtësisë dhe ne besojmë të organet e drejtësisë.
Prokuroria e ka për detyrë të reagojë. Duhet të vijë këtu. Prokuroria duhet të mbështesë qytetarët. Sa i përket veprimeve të tjera ne do të rrimë këtu sa të vijë një prokuror për të na lënë një orar kur mund të bëjmë kallëzimin."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-padi-kunder-projektit-prishjen-e-shtepive