Report Tv - Unaza e Madhe/ Vijon prishja e ndërtimeve pa leje te 'Astiri', i hapet rrugë projektit

Report TV 2018-12-15

Views 1

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar edhe këtë të shtunë me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe.

Objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anes rrugës janë shembur nga mjetet e rënda të IMT-së për t'i hapur rrugë kantierit për realizimin e projektit. Paralelisht është punuar edhe për evadimin e mbetjeve, ku është kryer transporti i tyre i plotë duke liruar totalisht hapësirat.

Specialistët e IMT dhe të ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve që posedonin këto objekte, të cilët kanë pranuar që t'i boshatisin ato vullnetarisht dhe për t'i krijuar mundësi mjeteve të rënda që të vazhdojnë me procesin e prishjeve.

Share This Video


Download

  
Report form