Report TV - Unaza, romët përplasje me policinë për prishjen e shtëpive

Report TV 2016-02-18

Views 1

TIRANE - Operacioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi Unazës së Madhe të Tiranës ka sjellë përplasje mes komunitetit rom dhe policisë, pranë pallatit me Shigjeta. Përplasja është shënuar pasi romët në këtë zonë kundërshtojnë shembjen e 9 banesave një katëshe ku ata jetojnë.

Banorët ishin ngujuar në shtëpi, ndërsa punonjësit e IKMT së bashku me forcat e policisë i kanë nxjerrë më forcë disa prej tyre për të vijuar me aksionin. Pas kësaj fadromat e IKMT kanë nisur punën për shembjen e objekteve, ndërsa 5 persona të cilët kundërshtuan operacionin u shoqëruan nga efektivët e policisë.

Banorët pretendojnë se nuk janë njoftuar për kohën e prishjes së banesave dhe se i është lënë një kohë shumë e shkurtër për të nxjerrë jashtë orenditë shtëpiake. Por sipas IKMT prishja e këtyre objekteve është konform ligjit dhe se romëve i është paguar qiraja në ambiente të tjera për 2 vjet

Një fëmije 12 vjeç i bie të fikët
Gjatë operacionit një fëmijë rreth moshës 12 vjeç, është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët. Menjëherë është njoftuar autoambulanca, por për shkak të trafikut ajo ka vonuar. Fëmija është transportuar me mjetet e IKMT për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form