A1 Report - INUK nis aksioni per prishjen e shtepive pa leje, protestojne banoret

Report TV 2015-08-22

Views 5

VLORE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot prishjen e ndërtimeve pa leje qytetin e Vlorës, aksion i cili përqëndrohet në zonën e Skelës si dhe përgjatë Ujit të Ftohtë.

Sipas INUK, do të prishen të gjitha banesat 1 katëshe, kioskat dhe lokalet të cilat janë pa leje në këtë zonë. Në këtë kuadër INUK pritet të prishë sot 13 objekte pa leje.

Megjithatë ky aksion i INUK për prishjen e këtyre objekteve ka ndeshur me reagimin e banorëve të cilët kanë kundërshtuar vendimin e këtij institucioni. Sipas banorëve vendimi për prishjen e pronave të tyre është i padrejtë, pasi siç theksojnë ata, janë banorë të vjetër të këtij qyteti dhe objektet janë me dokumenata e pronësisë. Mësohet se shtëpitë të cilat do të prishen datojnë që nga viti 1930. Fillimisht banorët kanë protestuar pasi nuk ishin të sigurtë se do të merrnin pagesën e tyre për dëmshpërblimet për prishjen e banesave, ndërsa më pas kanë filluar të nxjerrin rrobat dhe objektet shtëpiake.

Prishja e këtyre objekteve përgjatë zonës së Ujit të Ftohtë vjen në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, punimet e të cilit do të fillojnë në shtator të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form