Vlorë, nis aksioni për prishjen e 130 ndërtimeve pa leje

Report TV 2015-08-21

Views 0

VLORE- Në qytetin e Vlorës ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Kalasë. Në vijën e verdhë të bashkisë është planifikuar prishja e 130 objekteve pa leje.

Ky është një aksion që po realizohet në bashkëpunim nga bashkia e Vlorës, Policia e Shtetit, Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake.

Sipas raportimeve nga Vlora, deri më tani janë prishur 3 objekte.

Ky aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje vjen disa dy pas mesazhit të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, drejtuar subjekteve që kanë ngritur ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare, "për të mos hedhur në det paratë e tyre".

Në takimin e dy ditëve më parë të Ramës, me krerët e komunave dhe bashkive të qarkut Vlorë u diskutua për planin e zhvillimit të qarkut dhe hapjen e konkursit ndërkombëtar për hartimin e këtij plani, si dhe aksionet e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.

Share This Video


Download

  
Report form