VLORE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje qytetin e Vlorës, aksion i cili do të përqëndrohet në zonën e Skelës si dhe përgjatë Ujit të Ftohtë.
Sipas INUK, do të prishen të gjitha banesat 1 katëshe, kioskat dhe lokalet të cilat janë pa leje në këtë zonë. Në këtë kuadër INUK pritet të prishë sot 13 objekte pa leje.
Megjithatë ky aksion i INUK për prishjen e këtyre objekteve ka ndeshur me reagimin e banorëve të cilët kanë kundërshtuar vendimin e këtij institucioni. Sipas banorëve vendimi për prishjen e pronave të tyre, pasi siç theksojnë ata, objektet janë me dokumenata e pronësisë.
Alsioni i INUK për prishjen e objekteve pa leje është ndërmarrë në të gjithë vendin ku shpesh ka ndeshur edhe protesta nga ana e banorëve. Javën e kaluar INUK shembi me lëndë eksplozive një pallat 9-katësh pa leje në zonën e Golemit, duke shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale në zonën përreth.