http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në duar videon-përgjimin e publikuar së fundmi nga deputeti i PD Ervin Salianji, ku Fredi Alizoti, personi që pranoi se kishte imituar zërin e Agron Xhafës peretendon se është takuar me Taulant Ballën dhe se drejtori i policisë Ardi Veliu e ka shoqëruar me makinë në prokurori.Sekuestrimi i videos u bë në ambientet e selisë të Partisë Demokratike, ndërsa do t?i bëhet edhe ekspertiza për të vërtetuar autenticitetin e saj.Burime pranë prokurorisë pohuan se në ditët në vijim, lidhur me këtë video do të merret në pyetje edhe deputeti Salianji.Por pretendimet e Fredi Alizotit, aktualisht i arresuar për cështjen e Babales,u hodhën poshtë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.Thëniet e Alizotit u mohuan edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Sipas tij, asnjë fjalë e thënë nga Alizoti nuk është e vërtetë, pasi ai është shoqëruar në prokurori nga Policia e Fierit.Në njoftimin shpërndarë për mediat thuhet se në momentin që Fredi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejtori Ardi Veliu ka qenë me angazhime të tjera, dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.