Zbardhet vendimi për Fullanin, merret ne pyetje Golemi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-guvernatori Ardian Fullani nuk është nje person qe paraqet rrezikshmëri te larte shoqërore, si dhe ai ka bashkëpunuar me Prokurorinë për zbardhjen e vjedhjes ne banke. Me këtë argument gjykata e apelit ka lëne ne arrest shtëpie Fullanin, duke e bere te ditur këtë ne zbardhjen e vendimit qe morën tre gjyqtaret qe i ndryshuan atij masën e sigurisë. Ne vendim theksohet se arresti me burg dhënë nga Gjykata e Shkalles se Pare, u caktua pa u pyetur me pare i pandehuri Fullani dhe pa i dhënë atij mundësinë te shprehet mbi materialet e paraqitura nga Prokuroria. Kjo per gjyqtaret e apelit, bie ndesh me Kartën Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Por, ndërsa për akuzën ndaj Fullanit nuk ndryshon asgjë, Prokuroria sot ka marre ne pyetje ish-kryeinspektoren Elivar Golemi. Dy hetuesit Elidon Hysenaj dhe Lazar Tuni janë paraqitur ne paraburgimin 313 ku ndodhet e akuzuara nderkohe qe para tyre ne kete ambient ka mbërritur edhe avokati mbrojtës Fatos Shanaj. Por, ashtu si Fullani, edhe Golemi nuk ka pranuar te flasë përpara oficereve te police gjyqësore pa u njohur me pare me provat. Mësohet se zonja Golemi i është përmbajtur se njëjtës dëshmi qe beri ne Gjykatën e Apelit, duke theksuar se ka zbatuar detyrën dhe nuk ka shkelur ligjin. Inspektorja e auditit ne Bankën e Shqipërisë theksoi se ka kryer kontrolle ne vitet 2013 ne Bankën e Shqipërisë dhe per çdo problem te konstatuar ka raportuar para Këshillit Mbikëqyrës se Bankës se Shqipërisë. Por, e pyetur mbi detajet nga kontrolli, Golemi kërkoi materialet e sekuestruara nga Banka e Shqipërisë. Ne këto kushte prokuroret janë te detyruar t?i vene para materialet inspektores. Ndërkohë Prokuroria pritet te thërrasë këto dite per te marre ne pyetje edhe ish-guvernatorin.

Share This Video


Download

  
Report form