Merret sërish në pyetje Mario Meshini - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Mario Meshini i riu i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit u ripyet nga Policia e Tiranës lidhur me rrethanat në të cilat pati kontakt me viktimën.



Në prani të oficerëve të policisë gjyqësore 25-vjecari deklaroi se i kishte dërguar një mesazh nëpërmjet viberit 41 vjecarit duke i thënë se ishte pranë banesës së tij. Nga ana tjetër Kasmi i ishte përgjigjur të priste vetëm pak minuta.



Sipas dëshmisë së të riut, Kasmi mbërriti me automjetin e tij pranë zonës ku banonte, ndërsa vetë ai e priste në vendin ku ndodhi krimi. Mario Meshini i tha policisë se takoi 41 vjecarin Kasmi për pak momente kur në zonë u afrua motori dhe e qëlloi disa herë në drejtim të viktimës.



Nga deklarimet e dhëna prej 25 vejcarit mësohet ai u tha oficerëve se kishte arritur të shquante atentatorin, i cili ishte një person rreth 1 e 80 i gjatë me shumë mjekër dhe që mbante një kapuç në kokë.



Pas ekzekutimit të 41 vjecarit i riu u largua në drejtim të shtëpisë me motorin e tij. I riu shpjegoi hetuesve se një veprim të tillë e bëri në kushtet e tronditjes, por se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se 25 vjecari është bashkëpunëtor në vrasje, ndërsa të premten pritet të dalë në Gjykatën e Tiranës për masën e arrestit.

Share This Video


Download

  
Report form