Merret në pyetje Çollaku - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-drejtori i Thesarit te Shtetit, Dorian Çollaku, eshte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Marrja e tij ne pyetje u be ne ambientet e burgut 313, nga Prokurori i Çeshtjes Ramadan Troci, në prani dhe të avokatit te tij mbrojtës Mark Pëllumbi. Çollaku ka dhënë dëshminë e tij Prokurorit të Çështjes në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga banka e Shqipërisë. Prokuroria dyshon se paratë e marra mund te jene transferuar jashte shtetit ne rruge ilegale.Nga këqyrja në sistemin TIMS ka rezultuar se ish-drejtori i Departamentit që kishte në varësi dy arkat e thesarit ku ndodhi vjedhja ka 34 hyrje-dalje në kufi. Nga këto lëvizje mësohet se 14 udhëtime janë kryer nga Çollaku vetëm gjatë pjesës së parë të vitit 2014. Ish-drejtori i Bankës ka alibinë e tij në lidhje me këtë fakt, pasi frekuentonte një master në Athinë, megjithatë prokuroria po kryen hetimet në këtë drejtim. Ne dëshmitë qe kane dhënë deri me sot per grupin hetimor 10 te arrestuarit per kete skandal, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzi jane te vetmit qe kane pranuar se kane pas dijeni per vjedhjen. Ne daten 22 gusht pritet qe te dal para Gjykates se Apelit Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitrajt i cili është vënë në pranga për akuzën e "moskallëzimit të krimit". Edhe per kete te fundit po prokuroria mund te ndryshoje akuzën pasi dyshohet se ka pasur rol ne mekanizmin e vjedhjes dhe nuk ka qene thjesht nje person qe kishte dijeni per ngjarjen. Ndërsa ish-zyrtaret e tjerë pritet te dalin ne gjykate më datë 26 gusht, në seanca të ndara gjyqësore. Përpjekja e Prokurorisë per te gjetur prova te regjistrimet filmike te sistemit te sigurisë se bankes kane dështuar. Prokuroria ka marrë në dorëzim në fund të korrikut vetëm regjistrimet filmike te një muaji, pasi specialistët e bankës u kanë pohuar përfaqësuesve të organit të akuzës se sistemi i kamerave në Bankë ka kapacitet për të mbajtur vetëm 30 ditë regjistrime. Pas mbushjes së hapësirës së memories, sistemi fshin vetë automatikisht ditët paraardhëse. Ky fakt duket se pengon hetimin e prokurorisë, e cila dyshon se vjedhja e 713 milionë lekëve nga banka ka ndodhur së paku gjatë vitit të fundit.

Share This Video


Download

  
Report form