Merret sërish në pyetje piloti italian - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merret për herë të tretë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, piloti italian Guido Andera Guidi avioni i te cilit beri ulje te detyruar tre dite më parë, pranë grykëderdhjes së Ishmit. Burimet e organit të akuzës, pohojnë se janë shumë afër zbulimit të identitetit të dy personave, një italian dhe një shqiptar të përmendur në dëshminë e Guidit, të cilët dyshohen se ishin edhe porositësit e lëndës narkotike. Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar marrjen në mbrojtje të pilotit italian dhe ai nuk mund të largohet nga vendi ynë deri në përfundim të hetimeve. Ky vendim u mor nga frika e një hakmarrje të mundshme ndaj 69-vjecarit nga organizatat kriminale përtej Adriatikut. Gjithashtu, ende nuk dihet dhe që pritet të zbulohet nga hetimet, nëse Guidi ka transportuar më pare ngarkesa me marihuanë.Duke parë rëndësinë e çështjes organi i akuzës ka kërkuar edhe bashkëpunimin e homologëve italian për të ndihmuar hetimin. Burimet i thane Vizion Plus se dje është dërguar një letër-porosi. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve te Renda pohon se, nuk përjashtohet edhe implikimi i zyrtarëve të lartë të policisë në rrjetin e trafikut.

Share This Video


Download

  
Report form