Kompensimi i pronave, KiE miraton rezolutën për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-23

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka miratuar për mbylljen e procesit të mbikqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit.



Njoftimi është bërë nga ministria e Drejtësisë, ku sipas saj thuhet se Shqipëria ka arritur rezultate konkrete në këtë aspekt, dhe se brenda 10 vitesh do të bëhet i mundur kompesimi i pronarëve.



Gjithashtu në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.



Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë

Komiteti i Ministrave vendosi të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit pilot të Manushaqe Putos e të tjerë. Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist.



Nëpërmjet kësaj zgjidhjeje, Komiteti i Ministrave ka vendosur se, Shqipëria i ka dhënë fund mungesës së gjatë të një mekanizmi efektiv si dhe është vlerësuar mbështetja politike, financiare dhe teknike që është dhënë nga qeveria shqiptare që nga viti 2014 e në vazhdim. Në këtë rezolutë, dukshëm janë vlerësuar rezultatet sinjifikative si në trajtimin e kërkesave të vlerësuara me vendim nga Agjensia e Trajtimit të Pronave, numrit të vendimeve të zbatuara të kësaj agjensie si dhe vendosjen në dispozicion të burimeve financiare tejet të konsiderueshme nga Qeveria Shqiptare, për të mbuluar të gjitha pagesat e pronarëve për kompensim.



Vendimi i marrë nga Komiteti i Ministrave, tregon se Shqipëria i ka vendosur në zbatim të gjitha masat e vendosura nga Gjykata Evropiane dhe Komiteti i Ministrave duke vendosur të mos ushtrojë më mbikqyrjen e kësaj çështje. Komiteti i Ministrave, vlerëson angazhimin konkret të Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të vendimeve të Gjykatës Evropiane si dhe në masat konkrete që ka marrë për të garantuar zbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave vendase.



Komiteti i Ministrave, ka vlerësuar në këtë proces të gjatë dhe të vështirë, bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare dhe atyre të Këshillit të Evropës në procesin e hartimit dhe zbatimit të mekanizmit të kompensimit të pronave.



Gjatë diskutimeve në Komitetin e Ministrave, nga Sekretariati është vlerësuar rasti i Shqipërisë, si një histori suksesi që garanton funksionimin e procesit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane, duke vlerësuar maksimalisht përpjekjet dhe rezultatet e dukshme që Qeveria shqiptare ka bërë për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.



Në këtë mënyrë zgjidhim...

Share This Video


Download

  
Report form