KiE rezolute për Shqipërinë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Këshilli i Evropës shpreh keqardhjen për mungesën e dialogut politik te nevojshëm ndërkohë qe vëren se partitë politike dështuan ne përmbushjen e detyrimeve, për menaxhimin siç duhet te zgjedhjeve.


Ky është konkluzioni i Këshilli te Evropës, i bere publik, përmes një rezolute te miratuar ne kongresin për çështjet rajonale gjate një seance te mbartur mesditën e te mërkurës ne Strasburg. Ne analizën e zgjedhjeve lokale, te hartuar nga raporteri Volkram Gebel, dhe te miratuar me 88 vota pro, vërehen disa mangësi, për organizimin e procesit zgjedhor qe duhet te riparohen ne te ardhmen.


Ne apelin e Këshillit te Evropës nder te tjera thuhet:

1. I bën thirrje autoriteteve lokale dhe rajonale shqiptare të promovojnë kushtet për një dialog me të mirë politik mes tyre.

2. Konfirmon gatishmërinë e tij për të kontribuar për një plan veprimi post zgjedhor.

3. Vendos të forcojë bashkëpunimin me zyrën e OSBE-se dhe ODIHR-it në kuadër të një plani gjithëpërfshirës dhe të harmonizuar.

4. I kërkon Komitetit Monitorues të konsiderojë rezultatet e misionit vëzhgues në përgatitjen e raportit për demokracinë lokale dhe rajonale në Shqipëri, të planifikuar për vitin e ardhshëm

Ne këtë dokument evidentohet nevoja për dialog politik ne mënyrë qe zgjedhjet e ardhshme te zhvillohen te drejta dhe transparente.

Share This Video


Download

  
Report form