Rezolutë për lirimin e Nehat Thaçit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me draft rezolutën e paraqitur në Kuvend, qeveria po pranon se Kosova nuk është shtet sovran. Akuzat janë ngritur nga kreu i partisë më të madhe opozitare Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë fjalës në parlament. Ymeri tha se ky dokument nuk i drejtohet Serbisë për lirimin e Nehat Thaçit, por është një lutje për Brukselin që të ndërhyjë në këtë çështje. Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar rezolutën, e cila i kërkon autoriteteve serbe lirimin e nënkolonelit Nehat Thaçi. Ky i fundit është ndaluar më 29 shtator nga autoritetet serbe ne piken e kalimit kufitar Dheu i Bardhe me akuzën e terrorizmit per përfshirje ne ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe Gjykata e Nishit vendosi ndaj tij masën e paraburgimit 30 ditor. Nje dite më pare edhe kryeministri Mustafa e cilësoi ndalimin e tij si një akt politik dhe te papranueshëm.

Share This Video


Download

  
Report form