Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit për dekretin e Thaçit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-13

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecias i është përgjigjur kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.Në njoftimin e publikuar nga zyra e Kryeministrit, thuhet se Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.?Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar?, thuhet në njoftim.Kryeministria ka bërë me dije se mirëpret sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.?Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm?.Gjykata Kushtetuese e ka aprovuar më 1 maj kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për masë të përkohshme lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin si Kryeministër të ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form