http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Evropës i kërkon autoriteteve shqiptare vendosjen e drejtësisë për ngjarjet tragjike te 21 janarit, ku mbeten te vrare 4 protestues. Komisioneri per te drejtat e njeriut Nils Muiznieks, gjate nje konference ne Tirane i quajti hetimet te paplota. Ky reagim i komisionerit te larte te Këshillit te Evropës vjen pak dite pasi Gjykata e Apelit dha dënime minimale për dy te akuzuarit kryqore te 21 janarit, ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi si dhe ish-gardistin Agim Llupo.