http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti Europian, pasi ka diskutuar gjate kësaj jave përparimin e Shqipërisë ne fushën e integrimit europian, miratoi ne tërësi rezolutën qe i rekomandon Këshillit te Ministrave dhënien e statusit. Në dokumentin e hartuar nga raportuesi Nikola Vuljanic, PE i bën thirrje vendeve anëtare që të mbështesin aspiratën e vendit tonë në BE. Por nga ana tjetër, në këtë rezolutë nënvizohet nevoja e vijimit të reformave nga Tirana zyrtare, veçanërisht në reformën në sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuara. Rezoluta bën thirrje për të tjera masa në forcimin e pavarësisë dhe eficencës në sistemin gjyqësor, përfshi këtu dhe gjykatën e Lartë. Parlamenti Europian mirëpret angazhimin për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe nënvizon nevojën për më shumë vullnet politik dhe krijimin e kapaciteteve institucionale koordinuese. I bën thirrje autoriteteve të bëjë të qarta kompetencat e departamentit të kontrollit të brendshëm dhe antikorrupsioni. Parlamenti nënvizon nevojën për reforma në luftën kundër krimit të organizuara dhe krijimin e hapësirave për hetim dhe dënim në të gjitha nivelet. Eurodeputetët propozuan edhe disa amendamente, te cilat pritet t'i bashkëngjiten ditët ne vijim kësaj rezolute, e hartuar nga kroati, Nikola Vuljanoviç. Kjo rezolute kaloi javën e kaluar ne komitetin e jashtëm te PE-së, me 49 vota pro dhe një abstenim. Me 17 dhjetor Këshilli Europian do te votoje per te ndezur ose jo dritën e gjelbër per vendin tone. Vendimi i këshillit te ministrave te jashtëm te BE-së, pritet te kalohet formalisht edhe nga krerët e shteteve te unionit, ne samitin e 19 dhe 20 dhjetorit, qe mbahet ne Bruksel.