PE rekomandon statusin për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti Evropian i rekomandon Këshillit Evropian, të ndezë dritën e gjelbër për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Gjatë punimeve të komitetit për punët e jashtme të parlamentit, eurodeputetët kanë miratuar me 50 vota pro, dhe 1 abstenim, rezolutën për Shqipërinë. Në dokumentin e hartuar nga  raportuesi Nikola Vuljanic, PE i bën thirrje vendeve anëtare që të mbështesin aspiratën e vendit tonë në BE. Por nga ana tjetër, në këtë rezolutë nënvizohet nevoja e vijimit të reformave nga Tirana zyrtare, veçanërisht në reformën në sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuara. "Rezoluta bën thirrje për të tjera masa në forcimin e pavarësisë dhe eficencës në sistemin gjyqësor, përfshi këtu dhe gjykatën e lartë. Parlamenti evropian mirëpret angazhimin për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe nënvizon nevojën për më shumë vullnet politik dhe krijimin e kapaciteteve institucionale koordinuese. I bën thirrje autoriteteve të bëjë të qarta kompetencat e departamentit të kontrollit të brendshëm dhe antikorrupsionit dhe për të rritur kapacitetin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm dhe monitorimin e strategjisë antikorrupsion. Parlamenti nënvizon nevojën për reforma në luftën kundër krimit të organizuara dhe krijimin e hapësirave për hetim dhe dënim në të gjitha nivelet". Gjatë diskutimit në këtë seancë, e cila zgjati për rreth 30 minuta, ku janë lexuar një nga një 18 pikat e rezolutës së raporterit Vuljanic, parlamenti përshëndeti zgjedhjet e përgjithshme dhe pranimin e rezultatit nga ana e qeverisë. Gjithashtu u kërkua nga palët që reformat të vijojnë në bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile. Rekomandimi i Parlamentit Evropian, pason atë të eurokomisionerit për zgjerim Shtefan Fyle, i cili ftoi me 17 dhjetor këshillin evropian t'i japë statusin Shqipërisë. Sipas Fyles ky do të ishte një inkurajim për klasën politike shqiptare për të vijuar reformat në vend.

Share This Video


Download

  
Report form