KiE miraton raportin e zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Europes ka miratuar raportin per zgjedhjet e 25 qershorit ku vlerëson se te drejtat themelore u respektuan e kandidatet ishin te lire te bënin fushate.

Raporti prej 18 faqesh thekson se dita e zgjedhjeve ishte e qete e pa incidente serioze duke përmendur edhe statistikat e misionit te ODIHR per votimin dhe procesin e numërimit. Por ashtu si ODIHR, edhe Keshilli i Europes ve ne dukje shqetësimin e partive politike ne Shqipëri per fenomenin e blerjes se votës.


?Delegacioni i Asamblesë Parlamentare u informua nga shumë njerëz, përfshi edhe përfaqësues të partive politike për problemet gjatë fushatës elektorale, në veçanti shitblerja e votës, presioni mbi votuesit, në mënyrë specifike mbi nëpunësit civilë, dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore. Delegacioni i Asamblesë dënon ashpër praktika të tilla dhe i bën thirrje autoriteteve në Shqipëri të marrin të gjitha masat e nevojshme për t?i dhënë fund këtyre parregullsive.?

Diskutimi i këtij raporti u shfrytëzua nga socialistet dhe demokratet per te çuar ne Strasburg këndvështrimet e ndryshme per procesin e 25 qershorit. Socialisti Ervin Bushati ne cilësinë e Kryetarit te Delegacionit te Shqipërisë theksoi se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike ishte në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

?Zgjedhjet e këtij viti lanë pas situatën kontradiktore, procesi i administrimit të zgjedhjeve është përmirësuar, ankimimet u mbyllën në një kohë të shkurtër duke mos vonuar procesin e numërimit dhe rezultatin e zgjedhjeve. Shqetësimi ynë i vazhdueshëm ka qene të arrijmë zhvillimin demokratik të Shqipërisë në përputhje me axhendën e integrimit evropian, dhe në këtë pike u përpoqëm të superojmë situatën e tensionuar parazgjedhore përmes marrëveshjes politike me opozitën.?

Por përfaqësuesi i opozitës Tritan Shehu lëshoi akuza te ashpra per blerjen e votave.

?Shitblerja e votës dhe presioni jane kryer ne bashkëpunim me nje rrjet te gjere kriminal qe kontrollon kultivimin dhe trafikun e kanabisit, si dhe te drogave te tjera te forta. Qeveria socialiste nuk ka vullnet per te zhvilluar zgjedhje me standarde sepse nuk do te fitonte ne kushtet e korrupsionit, kriminalitetit dhe trafiqeve ?galopante te drogës.?

Rekomandimet e Këshillit te Europes dhe kryesisht rekomandimet e ODIHR do te jene ne fokus te punës se komisionit per reformën zgjedhore qe do te ngrihet te enjten ne parlament.

Share This Video


Download

  
Report form