Nis kompensimi fizik i pronave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-23

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë pronarët, të cilët nuk kanë pasur mundësi të rimarrin trojet, nga dita e enjte mund të përfitojnë toka të tjera si kompensim. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani saktësoi se bëhet fjalë për pronat qe janë te lira. Qeveria, ka parashikuar një sipërfaqe prej 23 mijë hektarësh tokë bujqësore, si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë. Në të njëjtën ditë, kur do të nisë funksionimin Agjencia e Trajtimit të Pronës, parashikohet të nisë edhe kompensimi i pronarëve, me fondin e 24 milionë dollarëve. Manjani u ka dhënë një tjetër lajm, duke thënë se do të nisë shqyrtimi i atyre dosjeve, të cilat kanë mbetur në harresë. Ministri tha se kjo është oferta më serioze e shtetit shqiptar për pronarët. Vendimi ndërkohe merret ne kohen kur Gjykata e Strasburgut ka dhënë nje tjetër vendim qe penalizion me miliona euro shtetin pikërisht per shkak te mos kthimit dhe kompensimit te drejte te pronës.

Share This Video


Download

  
Report form