Qendro: Tetë vepra arti paraqesin probleme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse nuk vend për panik ngjarja e rende e xhenovas ka bere qe institucionet te monitorojne urat e vjetra. Autoriteti rrugor shqiptar thotë se janë 8 vepra në të gjithë vendin që kanë nevojë për ndërhyjre,  për ti sjellë në parametra normal të sigurisë.



Shtrirja e tyre është nga veriu në jug, por më shqetësuesja ështrë ura e Drogotit. Kreu i rrugëve Afrim Qëndro, thotë se pritet të përzgjidhet një kompani e cila do të bëjë një studim të hollësimin për ndërhyrjen e tyre.



"Për dy javë në mbyllim tendin ku do të përzgjehdim një kompni e cila do të na japë një panormë më të qartë të veprave ku duhet të ndërhyjmë. Do të shohim kush prj tyre ka nevojë për tu ndërtuar nga e para dhe kush do të rikosntruktohet. Në buxhetin e 2019 ne do të këkrojmë dhe fondet e nevojshme për riparimin e tyre."

 

Nevoja për këtë lloj studimi lidhet edhe me ndarjen territoriale ku disa prej veprave janë edhe nën administrimin bashkive të cilat nuk kanë kapacitetet e nevojshme për menaxhim. Sipas Qëndros amortizimi i urave nuk eshte shqetesimi i vetem.



"Problem më vete janë edhe makinat e tonazhit të rëndë nga ana e kompanive. Cdo urë ka një peshë specifike që jo gjithmonë respektohet nga ana e bizneseve.  Por edhe gërryeja e lumenjve nga subjektet është një tjetër shqetësim."



Autoriteti rrugor shqiptar ka nën monitorim rreh 4 mijë kilometra rrugë nacionale, nga të cilat 1200 janë vepra arti.

Share This Video


Download

  
Report form