Sërish probleme për invalidët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njoftimi qe ndalon udhëtimin falas te invalidëve nuk është hequr ende nga autobusët e linjave te qytetit, pavarësisht marrëveshjes se arritur te premten. Duke përfituar nga kjo, faturinot u kane kërkuar serish leket e biletës invalidëve. Nga marrëveshja e një dite me pare mes Ministrisë se Mirëqenies Sociale dhe Shoqatës se Transporteve, kjo e shtune ishte caktuar si dita kur do te anulohej udhëtimi me para i invalidëve. Megjithatë shoqëritë kane afat deri ne mbrëmje për te përcjelle urdhrin tek punonjësit e tyre. Ne te kundërt, invalidët do te kundërpërgjigjen me protesta. Shoqata e Invalidëve hedh poshtë pretendimet e kompanive te transportit, për abuzime ne dëshmitë e invaliditetit. Ne te gjithë vendin ka rreth 69 mije invalidë, por vetëm 24 mije prej tyre jetojnë ne qytete ku funksionojnë lëvizjet me linja te brendshme autobusësh.

Share This Video


Download

  
Report form