http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga një pakujdesi e edukatores në kopsht shumë vite më parë, ai ka humbur dëgjimin dhe aftësinë për të folur. Edhe pse invalid, Florjan Rojba sot 31 vjeç, nuk njihet nga shteti si person me aftësi të kufizuara. Ai dhe 39 mijë persona te kategorisë së tij, nuk kanë statusin e invalidit dhe për këtë janë privuar nga e drejta e pagesës së invaliditetit. Me ndihmën e interpretimit ai na tregon se si është trajtuar këto 2 dekada nga shteti kategoria e tij. Gjatë një seance dëgjimore në komisionin e çështjeve sociale, Shoqatat e Invalidëve kanë diskutuar mbi projektligjin e aftësisë së kufizuar. Në disa pika te propozuara për ndryshim, synohet që invalidët të cilët jetojnë në qendra rezidenciale të mos e marrin pagesën e kujdestarisë dhe as atë të invaliditetit. Po ashtu nëse një person më aftësi të kufizuara hyn në punë, pas dy vjetësh atij i hiqet pagesa e invaliditetit. Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka kundërshtuar ndryshimet në ligjin për aftësinë e kufizuar. Sipas tij paketa anti-krizë e qeverise nuk duhet të prekë invalidët. E ndërsa projektligji do të vijojë diskutimet ne kuvend dhe me grupet e interesit, Florjani ndryshe nga invalidët e tjerë kërkon të njihet dhe të trajtohet si person me aftësi të kufizuara.